09:57 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Merkel i kujton Ramës 5 prioritetet, Rama i ‘’përplas’’ Vettingun: Procesi i integrimit? Sa më i ndershëm!

14:33 | 28/11/2016
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
Merkel i kujton Ramës 5 prioritetet, Rama i ‘’përplas’’ Vettingun: Procesi i integrimit? Sa më i ndershëm!

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kujton Edi Ramës në Berlin 5 prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Shkurt dhe prerë kancelarja gjermane i ka thënë kryeministrit  shqiptar se duhet përmbushur reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështja e zgjedhjeve edhe pse ka theksuar se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore në vitet e fundit.

Kurse Rama i ka sjellë në deklaratën e përbashkët ankesën për çështjen pezull të Vettingut për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligj që Kushtetuesja nuk e ka lejuar.

DEKLARATAT E PËRBASHKËTA:

MERKEL: Këtë e bëjmë në ditën kombëtare të Shqipërisë dhe u uroj. Shqipëria është bërë një aleate e ngushtë e NATO-s, Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore në vitet e fundit, janë ndërmarrë reforma, KE-ja i ndjek zhvillimet, dëshiroj ta uroj shumë përzemërsisht kryeministrin Rama për këtë zhvillim.

Gjermania është përpjekur ta mbështesë shumë Shqipërinë duke dërguar ekspertë në misionin EURALIUS që reforma të vihet në funksionim dhe tani është e rëndësishme që kjo rrugë që ka nisur të vazhdojë.

Janë 5 prioritetet: Zbatimi i reformave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, këto janë hapa të përhershme që duhen kryer, duke patur parasysh edhe zgjedhjet që ka Shqipëria dhe që duhet të vihet në kontakt me OSBE-në.

Këtu janë kryer gjerat kryesore, ne do flasim si mund të ndihmojë Gjermania për më tej.

RAMA: Kancelare, e dashur Angela!

Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot në 28 nëntor ditën kombëtare të pavarësisë, 104 vjet në shpallje të saj.

Me gjithë angazhimet që ju keni keni gjetur kohën të takoheni 3 herë në harkun e 3 viteve. Shqiptarët u janë thellësisht mirënjohës.

Unë nuk ju them asgjë të re duke nënvizuar edhe sot faktin se kjo situatë premtuese në rajon lidhet me fuqinë tërheqëse që ka Europa për ne gjë që ju e keni konstatuar dhe nënvizuar vazhdimisht.

Çdo lëkundje paqartësi apo vakum që mund të krijohet, procesi duhet të jetë një proces sa më i ndershëm. Nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na i ka diktuar Brukseli apo Berlini por nga etërit tanë.

Për ne përmbushja e axhendës së integrimit është një mundësi unikale, për qytetarët tanë.

Sot unë jam krenar që gjendem këtu krahë jush pasi e kemi shkruar në kartën kushtetuese sot dhe në një sërë ligjesh këtë detyrë madhore të integrimit europian, e cila jam shumë i vetëdijshëm se nuk është fundi por vetëm fillimi për t’u bërë një ditë vend anëtar i BE-së. Prandaj Shqipëria jo vetëm e miraton por e sheh pozitiv kushtin e fillimit të zbatimit të Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët.

Unë do thosha që 5 prioritetet përbëjnë një udhëzues, por e thënë kjo e dashur kancelare, Shqipëria meriton të njëjtin luajalitet që i ka shprehur Bashkimit Europian.

Edhe një herë tjetër unë dua t’u shpreh bindjen time se po aq sa Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për BE-në , po aq BE-ja për ka nevojë Shqipërinë dhe rajonin.

Ju garantoj se siç nuk e kemi shpërdoruar besimin dhe mbështetjen që kemi marrë këtu në Berlin do vazhdojmë të punojmë për të çuar përpara reformat.

Në mënyrë që më shpejt se vonë, të jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e BE-së. Me besim për atë që ju bëni që bota të bëhet më e mirë!

MERKEL: Faleminderit shumë! (E orienton Ramën drejt daljes)

 

 

Edi Rama dhe Angela Merkel sot gjatë deklaratave të përbashkëta

ediramaangelamerkelok

Etiketa: gjermanikancelaremerkelrama
Pas

Policia rrugore aksion në Tiranë, arreston 19 drejtues mjetesh (VIDEO)

Para

Kupa e Pavarësisë, kuksianët i rrahin keq prishtinasit

Para
Kupa e Pavarësisë, kuksianët i rrahin keq prishtinasit

Kupa e Pavarësisë, kuksianët i rrahin keq prishtinasit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.