Ambasada amerikane ka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.
Në njftimin e saj amabsada bën me dije se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie.
Po ashtu ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta
“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.”- njofton ambasada.
Që prej mbërritjes së saj në Tiranë, Kim ka zhvilluar takime me presidentin Meta, disa prej ministrave më të rëndësishëm të qeverisë, si dhe me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, që duket se do të jenë dhe prioriteti i mandatit të saj.
Që në fjalën e saj përshëndetëse, Kim kërkoi që të ketë një luftë më të madhe ndaj krimit të organizuar, që sipas saj do të shtonte investimet e huaja në vendin tonë, dhe do të përmirësonte klimën e biznesit.
Discussion about this post