Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar një sërë takimesh ditën e sotme.
Pas takimit që zhvilloi paraditen e sotme me 3 ministrat e kabinetit Rama, Fax News raporton se Marku ka pritur në Prokurorinë e Përgjithshme ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
Pak ditë më parë Marku takoi ambasadorin amerikan Donald Lu.
Ende nuk bëhet i ditur motivi i takimit, por ai vjen në një kohë kur organi i akuzës është përfshirë në një valë lëvizjesh. (F.G/Faxweb)