16:45 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pas të enjtes përplasja civile do jetë një tmerr”, Nikoll Lesi letër ambasadorëve: Njerëzit do turren drejt zyrave tuaja

14:41 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikoll Lesi kundra sondazhit të IPR marketing: Rama e manipuloi sondazhin pasi LSI doli forca e dytë (REZULTATET)

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi iu ka bërë thirrje ambasadorëve të akredituar në Tiranë që të reagojnë sa më parë për krizën politike, pasi vendi po rrëshqet rrezikshëm në destabilitet.

Lesi shkruan se ata duhet ti japin fund heshtjes pasi pas të enjtes situata mund të ketë precipituar në përplasje civile.

Ai heq paralelizma me situatën e viteve 90, dhe thotë se njerëzit do iu turren ambasadave për të gjetur shpëtim.

Reagimi i plotë i Lesit:

Ambasadorë të nderuar që jeni në Tiranë!

Situata politike në vendim tim po rrëshqet rrezikshëm në destabilitet. Nëse nuk e keni të qartë se çdo të thotë “destabilitet shqiptar deri në përplasje civile” atëhere pyesni paraardhësit tuaj ambasadorë në Shqipëri.

Ju (disa prej jush) nuk duhet të përkrahni një njeri që ka vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, sikurse ju duhet të merrni për veshi edhe liderët e opozitës që t’i ulni në tryezë me palën konfliktuale, që mbetet kryeministri dhe PS-ja.

Natyrisht që opozita ka si kusht pa “kryeministrin Rama”, por ju keni autoritetin moral dhe besueshmërinë strategjike që t’i shtroni, edhe me “dru”, gjitha palët kryesore politike në bisedime për të arritur një zgjidhje.

Mos e shikoni, të nderuar ambasadorë, Shqipërinë me syzet e kryeministrit. As edhe të opozitës!

Nëse plas përplasja civile, e cila për fat të keq pas ditës së enjte do jetë një tmerr, ju mund të strehoheni nëpër ambasada me policë. Por populli im, populli i thjeshtë, do jetë në kacafytje për hir edhe të heshtjes tuaj apo nëse doni quajeni, edhe të përkrahjes që keni manifestuar ndaj kryeministrit Rama. Ju e keni bërë këtë përkrahje, pasi ka pak vite që ka kaluar në plan të parë “stabiliteti” rajonal dhe jo rregullat e demokracisë në shtetet tuaja. Ju (disa) mendoni se me Edi Ramën ka stabilitet dhe kaq iu duhet për interesat gjeostrategjike, tuajat.

Por jo! Stabiliteti që keni raportuar nuk është real, nuk është i saktë. Po plasi në Tiranë, dijeni se mijëra shqiptarë do turren të ambasadat tuaja si në korrik 1990. Dijeni pra se ka një plan të tillë që nëse plas përplasja civile, ambasadat tuaja do mbushen plot e përplot, si dikur. Pa folur më pas për dhjetra mijëra të tjerë që do rendin drejt Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Populli nuk ka faj, të nderuar ambasadorë!

Ndaj mos heshtni më dhe kapeni politikën, majtas dhe djathtas, për flokësh dhe uleni në tavolinë për zgjidhje.

Ndryshe, do keni bërë një krim të madh ndaj popullit tim!

Mua nuk më intereson as Edi Rama, as Ilir Meta, as Lulzim Basha e as Monika Kryemadhi. As edhe Saliu!

Më intereson të gjendet një zgjidhje, të cilët mes vetes ne si shqiptarë nuk po e gjejmë.

Mos heshtni më!

 

Etiketa: lesi leter ambasadoreveNikoll Lesi
Pas

I vuri eksploziv banesës së babait dhe dhunoi gruan, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Para

Mos shko or trim!

Para
Andi Bejtja tregon çfarë do bëjë nëse fiton Edi Rama dhe e thotë që tani që do e kapë mërzia (VIDEO)

Mos shko or trim!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk ka paqe në një të ardhme të afërt, Kremlini zbulon bisedën mes Putin dhe Trump: Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit me dron të Ukrainës

Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike

Vlorë/ Automjeti përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha, transportohet në spital në gjendje kritike

Avioni bën ulje emergjente në Gjermani për shkak të turbulencave, 9 të lënduar

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

Drogë dhe kallashnikovë mes Italisë dhe Shqipërisë, rrëfimi i të penduarit: 3 mijë kg erdhën me një jaht

Shpërthimi i murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Elbasan/ U ‘spiunuan’ në rrjetet sociale, Rrugorja gjobit me 13 mijë lekë dy shoferët ‘rebelë’ për parakalim dhe ndalim në krahun e gabuar

Paralajmëron Rusia: Po përgatitemi për hakmarrje, do t’i përgjigjemi Ukrainës

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping: Shumë i ashpër, e vështirë me të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.