Një mundësi për të vijuar dialogun politik”, kështu e ka vlerësuar presidenti Bujar Nishani veprimin e sotëm të kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin e tij në Kavajë, Klodian Shehin.
”Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.”, deklaron Nishani.
”Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.”, theksoi sot Rama në deklaratën e tij nga Kryeministria, duke shtuar se ka plan për destabilizimin e Shqipërisë. (V.G/SHUPLAKA)

Discussion about this post