Jo pak frikë dhe panik tek qytetarët ka shkaktuar dje tërmeti që lëkundi vendin, duke bërë që një pjesë e qytetarëve ta kalojnë natën jashtë.
Por për të inkurajuar nënat e reja në një ditë si ajo e djshmeja, mjekët dhe infermierët e maternitetit “Koço Gliozheni”, u shfaqën duke kërcyer dhe argëtuar.
Ishte mjekja Anika Dokle e cila publikoi videon në rrjetet sociale, ndërkohë që sot ka dhënë lajmin e bukur dukë shkruar që 15 bebusha erdhën në jetë.
“Punë dhe mision.Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.
I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet. Krenari dhe mirënjohje!”- shkruan Dokle.
(M.Q/Faxweb.al)