Presidenti Ilir Meta ka qenë shumë aktiv ditën e sotme në llogarinë e tij facebook. Pas përshëndetjeve zyrtare që ai bëri për politikanët dhe vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, Meta ka postuar foto dhe nga pika turistike e Prevallës.
‘Prevalla është e paparë në çdo stinë’, ka shkruar Meta përkrah fotos së tij ku shfaqet i veshur sport me një xhaketë xhins.
Postimi tjetër që ka ardhur vetëm pak minuta më parë ka të bëjë me fitoren e ekipit të Partizanit, dhe e ka cilësuar atë si ekipin e preferuar të fëmijërisë.
“Urime Partizanit, skuadrës së adhuruar në fëmijërinë time, për rikthimin në krye të futbollit tonë kombëtar!” ka shkruar Meta përkrah fotos së ekipit.
Kujtojmë që pas situatës së nderë politike dhe protestës së dhunshme Presidenti bëri disa herë thirrje për qetësi dhe dënoi aktet vandale.
(j.b/faxweb.al)