Pas ndërhyrjes në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin, një tjetër kantier është hapur tashmë në rrugën që lidh Fierin me Lushnjen.
Punimet për rrugën kanë nisur prej disa ditësh, dhe sipas ekspertëve kjo bëhet me qëllim ndalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të saj.
Sipas inxhinierëve të firmes Rawafet dhe 2 T sh.p.k që kryejne punimet, kontrata është pjesë e projektit me Bankën Botërore, për mirëmbajtje. Në këtë rast do të ndërhyet në të dyja korsitë e ngadalësimit nga Kolonja në Mbrostar në thellësinë 4 cm, dhe do të kruhet riveshje asafalti 4 cm. Kjo pjesë rruge është 7.5 km.
Kontratat me projektin e bankës botërore ka nisur në mars të vitit të kaluar dhe zgjat deri në fund të vitit 2021.
Sipas ekspertëve të rrugës deformimi krijonte dëmtime në shtresat asfaltike dhe nënshtresat. Vlerësohej se jetëgjatesia e saj nuk mund të zgjaste më shumë se 3 vjet nëse nuk ndërhyhej. Rreth 500 mijë euro do të jetë kostoja financiare për këtë ndërhyrje në aks.
Sipas tyre kjo është koha më e përshtatshme për shkak se asfaltimi nuk mund të kryhet gjatë reshjeve dhe përfundon në fund të qershorit.
Nuk dihet se pse është zgjedhur pikërisht muaji që në të gjithë jugun e vendit ka një numër të shtuar të turistëve, dhe kjo mund të sjellë vonësa të mëdha në qarkullim.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=w6V4FiIRP24&feature=youtu.be
Discussion about this post