Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar lidhur me mbledhjen e Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e djeshme.
Patozi thotë se Bashën nuk duhet ta krahasojmë me presidentin kinez Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post pasi është një fyerje e rëndë për kinezët.
Ai argumenton se në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.
Postimi i plotë:
MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN
Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post.
Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.
(B.H/Faxweb)