Për 4 të rinjtë që janë mbytur në bregdetin shqiptar nuk janë pakta edhe reagimet. Auron Tare, kreu i Agjensisë së Bregdetit ka reaguar ndaj Petrit Vasilit pasi ky i fundit i vendosi notën zero në punen e tij. Tare i këshillon Vasilit që të marrë informacion për çështjet e turizmit nga burime shumë të besueshme në Ministrine e Ekonomisë dhe Turizmit dhe pastaj të flasë.
“Duke e falenderuar Z. Vasili per shqetesimin e tij per ceshtjet e bregdetit (edhe pse me pak vonese) per ceshtjen ne fjale do ta keshilloja qe te merte nje info me te detajuar aq me shume kur i ka te gjitha mundesite te informohet per ceshtjet e turizmit nga burime shume te besueshme ne Ministrine e Ekonomise dhe Turizmit”, shpehet Tare.
Sjellim në vëmendje që Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka theksuar se janë tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Sipas Vasilit kryeministri Edi Rama nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe. Po kështu ai ka theksuar se Agjencia e Bregdetit që ka pargjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura.
“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.
Kjo Agjencia e Bregdetit që ka pargjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.
Po këta që marin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.
Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”, shprehet Vasili.
Sjellim në vëmendje që vetëm pak ditë më parë humbën jetën në Zvërnec tre të rinj dhe një 15 vjeçar në “Uji i Ftohtë” në Vlorë pasi u mbytën. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post