Juventusi ka nisur largimin e lojtarëve për të përmirësuar “Fair Play Financiar”.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, Juventusi dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Marko Pjacas.
Anësori kroat pritet të nënshkruajë kontratën e tij me La Viola këtë javë.
Ai do të transferohet te Fiorentina në formë huazimi me opsion blerjen për 22 milionë euro.
Kujtojmë që Ronaldo i kushtoi “Zonjës së Vjetër” rreth 105 milionë euro.