Pas uraganit “Harvey”, i cili la pa banesa shumë familje në Teksas një tjetër uragan pritet në SHBA. Florida po përgatitet për Uraganin ‘Irma”, i cili klasifikohet si stuhi e kategorisë se katërt.
Ndërkohë Shteti amerikan ka shpallur gjendjen e emergjencës. Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara njoftoi se era arriti deri në 220 km/h dhe pritej të forcohej në 48 orët e ardhshme.
Irma parashikohet të godasë Ishujt Leeëard, në lindje të Puerto Rikos të mërkurën. Uragani Po ashtu parashikohet të shkaktoje stuhi, erëra kërcënuese për jetën dhe shi të rrëmbyeshëm deri në25 cm duke bërë që në disa zona niveli i ujit të arrijë deri në 3 metra.
Kujtojmë që Uragani “Harvey”, shkaktoi më shumë 40 të vdekur dhe shkatërroi mijëra shtëpi.
(S.SH/Shuplaka)