Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, vazhdon të ushtrojë detyrën e tij edhe pas urdhërit të shkarkimit nga Edi Rama.
I kontaktuar nga “Panorama”, Ilir Marko konfirmoi se vazhdon të qëndrojë në detyrë. “Unë vazhdoj të qëndroj në detyrë deri në momentin që do të marr vendimin e shkarkimit tim”, tha Marko për“Panorama”.
Sjellim në vëmendje që ai vazhdon të jetë në detyrë pasi urdhëri nga Rama nuk është firmosuar nga ministrat e LSI-së dhe PD-së. (J.V/Shuplaka)