15:38 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Valdrin Pjetrit, Bogdani paralajmëron skandale të reja: Kush qëndron në krye të listës

17:06 | 19/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Valdrin Pjetrit, Bogdani paralajmëron skandale të reja: Kush qëndron në krye të listës

 “Një parti e vetme në zgjedhje mund të bëjë ç’të dojë. Kemi një kryeministër që po e orienton vendin drejt një regjimi të ngjashëm me komunizmin. Është një turp dhe skandal i radhës i kësaj qeveria mashtrimi që bëri kandidati i Shkodrës në formularin e dekreminalizimit”. Kështu u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Gerti Bogdani në studion e lajmve të Fax News.

Ai paralajmëroi se ka emra të tjerë nga politika në listën e personave me të shkuar kriminale kun ë krye të saj sipas tij, është kryebashkiakuiI ri i Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim I frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje.

Ndërsa për dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit, zyrtari I PD-së tha:

“Nuk është çështje dekreti. Çështja është tek ajo që e kemi thënë që në fillim, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ka nisur dhe është bërë e qartë që në 2013 me zgjedhjet në Korçë ku në vend të Niko Peleshit u zgjodh Sotiraq Filo. 13 tetorit varet nëse Rama do të jetë kryeministër apo jo. Nëse ai vijon të jetë, nuk kanë asnjë lloj vlere, por nëse jo, natyrisht që do të ketë zgjedhje”.

Bogdani foli edhe për tragjedinë e ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbën jetën 2 punëtorë, kur tha se po rikonstruktohet një pallat i ri dhe jo një që mund të jetë edhe më i amortizuar vetëm se jeton në të zv.kryeministri. Ai shtoi se kjo bëhet nga kryebashkiaku për të fituar palët si dhe firmat që kanë marrë përsipër rikonstruksioin.

Ish-deputeti demokrat foli edhe për punën e Prokurorisë së Përgjithshme ku tha se kemi një prokurore të përkohshme që është bërë Prokurore e Përhershme e Përgjithshme.

“Valdrin Pjetri nuk është thirrur ende nga Pokuroria, gjithashtu nuk është bërë sekuestrimi i pasurisë së tij dhe argumentimin se si është vënë ajo. Ne e kemi mbështeture procersin e vettingut, por nëse ai vijon të praktikohet me korrektesë. Por deri më sot ky proces është bërë keq, pasi janë përjashtuar gjyqtarë nga sistemi por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, por shpresoj që shqiptarët të vijë dita dhe të marrin një proces të mirë të drejtësisë. Duhet patjetër vetting edhe për politikanët”, tha Bogdani.

Vendimin për djegien e mandateve dhe mospjesmarrjen në zgjedhjet të opozitës e quan shumë të drejtë, duke argumentuar se nuk bëhet fjalë për pushtet, por për një klasë politike që të drejtojë saktë, dhe kjo bëhet sipas tij përmes një klase politike që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bogdani komentoi edhe për qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në vend, ku tha se raportet kanë qenë mjaft kritike, duke paralajmëruar se e shohin Shqipërinë si një dele të zezë të Europës që eksporton azilkërkues dhe drogë.  “Fjalët dhe komentet e tyre janë negative, por shpresoj se qytetarët shqiptarë të dalin në mbështetje të opozitës. Besoj se në Tetor do të ketë një përgjigje negative me gjithë zullumin ku e ka zhytur vendin kjo qeveri. Pavarësisht se flet shpesh gjuhën e Europës, nuk vepron me standartet e Europës se po të ishte kështu, nuk do të kishte vrasjen e dy punëtorëve për ti bërë qokë zv.kryeministrit, nuk do të kishte vjedhje galopante në rrugën Milot-Balldrë, nuk do të kishte vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/704432453314888/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gerti Bogdani
Pas

U ngjit në pemë për të kapur topin, përfundon në spital me urgjencë shqiptari

Para

“Pamje tronditëse dhe brutale”, media spanjolle shkruan për dhunën e pronarit shqiptar ndaj turistëve

Para
“Pamje tronditëse dhe brutale”, media spanjolle shkruan për dhunën e pronarit shqiptar ndaj turistëve

“Pamje tronditëse dhe brutale”, media spanjolle shkruan për dhunën e pronarit shqiptar ndaj turistëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.