Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha sot se vendimi për Ratko Mlladiqin nuk është një befasi për popullin serb. Pas vendimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqin deklarois e Serbia duhet të shikojoë nga e ardhmja.
“Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja … në mënyrë që të kemi një shtet të qëndrueshëm”, tha ajo, raporton Reuters.
Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës. (J.V/Faxweb)