Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listat e kandidatëve për deputet të dorëzuar nga partitë politike në vend, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Sipas KQZ-së 18 kandidatë kanë rezultuar se kanë fshehur të dhënat në formularë.
Sipas KQZ, problem me formularët kanë rezultuar të kenë kandidatë të LIBRA, LSI, PDIU, PDS.
“Me probleme me formularët kanë rezultuar 3 kandidatë të LSI, dy kandidatë të LIBRA-S, tre kandidatë të PDIU”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. (J.V/Shuplaka)