06:21 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas vetëvarjes së nënës së 3 fëmijëve, një tjetër person i vë flakën vetes. Çfarë po ndodh sot në Berat

21:39 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas vetëvarjes së nënës së 3 fëmijëve, një tjetër person i vë flakën vetes. Çfarë po ndodh sot në Berat

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 16:00, pasditen e sotme në Elbasan. Një person me iniciale  Xh.Gj, 63 vjeç ka tentuar të vetëflijohej duke u djegur me benzinë në “Lagjen Çlirim”

Si pasojë e flakëve, 63 vjeçari ka dëmtuar këmbët, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur për arsyen e cila e çojë drejtë vetëflijimit, 63 vjeçari është përgjigjur se e kreu një gjë të tillë për shkak të varfërisë. Një ngjarje e tillë vjen pas  vetëvarjes së nënës së 3 fëmijëve pak ditë më parë po në këtë qytet, e cila po ashtu vendosi të ndërmerrëte aktin për shkak të varfërisë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme, si dhe këtë ngjarje të ditëve më parë, ka reaguar edhe Eno Bozdo. Bozdo duke shprehur keqardhje për raste të tilla të ndodhura në kaq pak kohë në Berat, ka kritikuar qeverinë për mungesën e vëmendjes dhe ndihmave që ju kushton familjeve të tilla në nevojë.

Përmes një statusi FB-je, ai është shprehur se:  “Varfëria dhe dëshpërimi i madh i shtynë në këtë akt ekstrem. Është tragjedia e dytë në këtë qytet brenda dy javëve pasi Merita File, nënë me tre femije, vari veten pasi nuk kishte me çfarë t`i ushqente të vegjlit e saj. Në çastet e fundit të jetës u kujdes të lajmëronte policinë dhe t`i linte amanet fëmijët.

Xhevairi per arsyet e tij shendetesore ishte i pamundur per te punuar. As e shoqja e tij Zhaneta. E megjithate nuk merrnin as pension dhe as kemp nga qeveria. Madje asnje ndihme ekonomike. Qeveria e dinte kete fakt, por nuk e vuri ujin ne zjarr. Sic nuk e vuri per Meriten me tre femije, apo per sa e sa te shkrete qe ndodhen ne kushte ekstreme te varferise dhe zgjedhin vetevrasjen per shkak se nuk kane cfare te hane. Qeveria parate i ka, por Xhevairirn dhe Meriten i konsideron thjesht numra. Parate shkojne per 12 dishepujt e Rames, sepse babezia eshte me e forte se varferia!”

Sipas Bozdos qyteti i Beratit sot për sot është një qytet në zbrazje. Ai shprehet se: “Te rinjte po largohen te gjithe sepse papunesia dhe varferia eshte mbizoteruese. Vende pune te reja nuk ka, ndersa biznesi ankohet per renie drastike te fuqise blerese. Fermeret kane vite qe nuk kane pare as edhe nje ndihme nga qeveria, pavaresisht premtimeve te Rames. Berati sot eshte simboli tipik i keqqeverisjes korruptive Rames. Edhe pse votoi gjeresisht alternativen socialiste, sot e gjen veten ne ditet e veshtira te tij, shume larg nga emri dhe kultura qe perfaqeson.”

Pas

Çfarë po ndodh me Euron? Stabilizohet në kuotën e…

Para

E quajti Zërin e Amerikës kazan, Biberaj i përgjigjet Ramës: Është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar…

Para
E quajti Zërin e Amerikës kazan, Biberaj i përgjigjet Ramës: Është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar…

E quajti Zërin e Amerikës kazan, Biberaj i përgjigjet Ramës: Është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.