Gjatë mbrëmjes së sotme janë arrestuar dy policë, të cilët akuzohet për korrupsion. Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dy policët dyshohen se kanë përfituar 1300 euro.
Dy të arrestuarit janë Ramazan Hoxha dhe Gjovalin Mali të cilët u denoncuan gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin “Stop”.
Njoftimi i policisë
“SHÇBA arreston 2 punonjesit e Policise, te dyshuar per korrupsion pasiv pas transmetimit te nje investigimi ne emisionin “Stop” ne TV Klan, ku shfaqen dy punonjes policie qe dyshohet se kane marre nje shume monetare ne favor te ndikimit per nje çeshtje, SHÇBA e Tiranes, ka nisur menjehere hetimet dhe konkludoi me ndalimin e tyre.
Ne oret e vona te mbremjes se sotme u arrestuan punonjesit e policise: – Ramazan Hoxha, referent ndihmes/specialist i Policise se Zones – Gjovalin Mali, ndihmes/specialist i Policise se Zones, te dy pranë Komisariatit nr. 4 ne Tirane.
Ata akuzohen per “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se kane perfituar rreth 1300 euro, duke ndikuar ne menyre te paligjshme ne nje konflikt mes paleve. MPB falenderon median per mbeshtetjen ne luften antikorrupsion dhe garanton se mbetet e vendosur per te krijuar nje ambjent me te sigurt dhe nje Shqiperi me te drejte.
DENONCIMI
Një grua denoncoi sonte historinë e saj të mitmarrjes me zyrtarë të Policisë së Shtetit. Pas problemeve me dadon e vajzës dhe për shkak të konfliktit me të, u desh ndërhyrja e forcave policore të komisariatit nr.4. Por nga ky moment fillon për zonjën një kalvar pazaresh në mënyrë, që problemi i saj, të mbyllej njëherë e përgjithmonë. Specialisti i Krimeve i kërkon 1000 euro, por pas gatishmërisë për t’ia dhënë këtë shumë, nis pazari për 500 euro të tjera nga ana e punonjësve të “Policisë që duam”.
“Emisionit “STOP” i jam drejtuar për të zbardhur një të vërtetë, e cila më është shkaktuar nga Policia e Rajonit numër 4. Para disa kohësh për shkak të impenjimeve të mia, marr një dado për vajzën e vogël dhe pas disa kohësh vendosa të mos e marr pasi konstatova, që nuk ishte e përshtatshme për fëmijën tim. Kur shkova ta marr, dado nuk pranonte të më jepte fëmijën tim, arriti puna në debate, u njoftua edhe policia. Ai oficeri që e mori çështjen në dorë më thotë që s’ka problem dhe më shkruan një shumë prej 1 000 eurosh, që ta mbyllim shpejt e shpejt pa probleme këtë punë, pa bërë ato denoncim. Unë thashë për çfarë arsye do të bëjnë ato denoncim?! Sepse jam unë për të bërë denoncim… Për ta mbyllur këtë gjë, që të shkoja sa më shpejt tek fëmija i thashë në rregull, do t’i jap ato 1 000 euro. Ai duke parë gatishmërinë time më thotë jo 1 000 euro, por 1 500 euro. Shko gjej me sekonda 1 000 euroshin dhe pjesën tjetër më mbrapa, më tha dhe ndërkohë vajzën po e mbaj peng. Me zor i bëmë 1 000 euro, i mori ato dhe djalit që i dha paratë, i thoshte të mos harroja 500 euroshin. Menjëherë pas kësaj iu drejtova emisionit “STOP”, për t’i marrë sërish ato para, pasi nuk janë pak.”, tha gruaja.
Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah pazaret, që bën Ramazan Hoxha, Specialist Krimi në Komisariatin numër 4. (D.D/Shuplaka)