05:49 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump

14:34 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, shteti synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se po ashtu synohet vazhdimi i punës me Uashingtonin lidhur me forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. “Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit, por ka zhvilluar edhe takime në Departamentin e Shtetit. Më 6 shkurt, Osmani tha se është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast, me të cilin tha se ka biseduar për raportet mes dy vendeve, që sipas saj, është një aleancë ” e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.

Deklaratat e presidentes Osmani për synimin që të thellohet bashkëpunimi me Uashingtonin, vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është përballur me kritika nga zyrtar të administratës amerikane. Më 3 shkurt, i dërguari amerikan amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë. Grenell po ashtu reaguar ndaj Kurtit edhe më 6 shkurt, duke kundërshtuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës se raportet me SHBA-në janë të forta.

“Raportet kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët”, shkroi Grenell në X. Këto deklarime të Grenellit janë bërë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt. Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, kishte shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Edhe pas kësaj deklarate, Kurti kishte këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës./rel

Etiketa: Vjosa Osmani
Pas

Radoniqi: Zyrtarisht nuk e dimë çfarë ka ndodhur lidhur me raportimet për votat në Kroaci

Para

Protesta e 8 shkurtit/Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare

Para
Protesta e 8 shkurtit/Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare

Protesta e 8 shkurtit/Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.