Eduard Selami, kandidati për kreun e PD-së ka folur pas votimit. Selami ka theksuar se ka një pjesëmarrje të lartë por është i zhgënjyer nga nga ata që ofrojnë bojkotin.
“Proces shumë i rëndësishëm për PD-në Unë mendoj që demoraktët të zgjedhin jo vetëm kryetarin por lidershipin e tyre.
Unë mendoj që siç e kam thënë që edhe pse nuk janë aq të drejta si zgjedhje përsëri do të sjellin ndryshime. Pavarësisht papabarazisë, unë e di që demokratet do dinë të zgjedhin kryetarin që do i kthejë shpresën PD, modelin më të mirë. Sot nuk ka ndonjë shqetësim ose problem që lidhet me deformimin e rezultatit. Nuk është një garë e lehtë, garat e brendshme janë të vështira, të dalim sa më të fortë. Do të jetë pjesëmarrje e madhe dhe pjesëmarrja është e lartë. Unë besoj që bojkoti nuk është gjeja më e mirë. Jam i zhgënjyer nga ata, figurat e rëndësishme të PD-së që ofrojnë bojkotin, bojkti është i së kaluarës.”, u shpreh Selami. (J.V/Shuplaka)