Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka paralajmëruar një komunikim për mediat gjatë ditës së sotme. Zyra e shtypit e Kreut të Kuvendit ka njoftuar se Meta do të flasë sot në orën 12:15 jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.
Nuk ka një temë të këtij komunikimi mediatik, por sigurisht vettingu dhe votimet e djeshme mesa duket do të jenë fokus i kësaj dalje publike. (J.V/Shuplaka)