Menjëherë pas lajmit të vdekjes së ambasadorit rus në Turqi, presidenti Erdogan ka telefonuar homologun e tij rus për ta vënë në dijeni të ngjarjes.
“Presidenti jonë i republikës telefonoi presidentin rus, Putin për t’i dhënë informacione mbi këtë sulm”, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Ibrahim Kalin.
Ambasadori Andrey Karlov, u qëllua me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim gjatë një ekspozite të artit pamor në Turqi.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital. (D.D/Shuplaka)