15:35 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas vrasjes së gjyqtares reagon UGJSH: Dënojmë me ashpërsi më të madhe krimin e kryer

19:04 | 31/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas vrasjes së gjyqtares reagon UGJSH: Dënojmë me ashpërsi më të madhe krimin e kryer

Pas vrasjes së gjyqtares, Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj ditën e sotme në kryeqytet ka reaguar unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

UGJSH shprehen të tronditur për vrasjen e 39-vjeçares dhe i përcjellin ngushëllime familjes e të afërmve. 

Gjithashtu UGJSH dënon me ashpërsi më të madhe krimin e kryer dhe kërkon procedim sa më të shpejtë të autorit.

UGJSH thekson se strukturat ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe analizojnë rastin.

REAGIMI:

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta në mënyrë makabre të koleges tone, nënës së dy fëmijëve, gjyqtares Fildes Hafizi.

Në emër të të gjithë kolegëve gjyqtarë duam t’iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta fëmijëve e të afërmve të saj! Lutemi së bashku që Zoti t’iu japë force për t’u përballur me këtë fatkeqësi të tmerrshme!

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe krimin e kryer dhe kërkojmë procedimin sa më të shpejtë të autorit! Sot është dita kur gjithë strukturat ligjzbatuese të bashkëpunojnë e të drejtojnë gjithë fuqinë e tyre për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e më pas analizimin e drejtë, objektiv e të paanshëm të këtij rasti, pjesë e një fenomeni të shëmtuar e pa asnjë lidhje me vlerat e popullit tonë.

Dhuna në familje po kthehet në një fenomen mjaft të rrezikshëm për shoqërinë tonë, duke mos kursyer askënd: prindër, vëllezër, motra, fëmijë e veçanërisht gra, pavarësisht statusit të tyre social, detyrës që kryejnë apo moshës.

Frenimi dhe zhdukja e këtij fenomeni shoqërisht të rrezikshëm e moralisht të papranueshëm kërkon një ndërgjegjësim e angazhim maksimal të të gjithë shoqërisë dhe shtetit, për të identifikuar e zhdukur fillimisht shkaqet e lindjes së kësaj dhune, për të identifikuar e gjetur përgjegjësitë e më në fund zgjidhjet e drejta.

Le të lutemi së bashku sot që Zoti ta pranoje pranë tij, nënën, motrën, vajzën, shoqen dhe kolegen tonë Fildes Hafizi, duke shpresuar që ky rast të jetë i fundit!

 

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: ugjshvrasja gjyqtares
Pas

ZGJIDHJA: Rama po e çon Shqipërinë në faliment, politikani më i turpshëm në historinë e shtetit

Para

Hashim Thaçi do të takojë presidentin Trump

Para
Hashim Thaçi do të takojë presidentin Trump

Hashim Thaçi do të takojë presidentin Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD akuzon për manipulim me ‘trenin bullgar’, KAS jep nesër verdiktin për Elbasanin

Matura 2025/ Ministria e Arsimit pas provimit të fundit: Përjashtohet një maturant në Durrës, nën hetim raste të tjera

Dritan Lleshi dënohet me 8 muaj burg për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.