21:41 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Zenelajt, Kozeta Kurti i nxjerr të ‘palarat’ Erion Isait: Si u bëre drejtor, je më i miri?! Krahasuar me kë?

14:48 | 19/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Zenelajt, Kozeta Kurti i nxjerr të ‘palarat’ Erion Isait: Si u bëre drejtor, je më i miri?! Krahasuar me kë?

Vijojnë të jenë të nxehta debatet mes rradhëve të artistëve dhe aktorëve të teatrit kombëtar, lidhur me fatin që do të ketë godina e një prej vlerave kulturore të kryeqytetit.

Në shumicë dërrmuese artistët kërkojnë që Teatri të bëhet i ri, duke rindërtuar godinën ekzistuese. Pra duan garanci që vendin e godinës së sotme mos ta zërë një kullë.

Pas sherrit në distancë, me statuse në rrjetet sociale mes Gentian Zenelajt, dhe drejtorit të Teatrit të Kukullave të shpallur se fundi Erion Isai, ka ndërhyrë dhe gazetarja Kozeta Kurti.

Në një replikë me Isain ajo shtron pyetjen sesi ai arriti që të zgjidhej drejtor, duke thënë se nuk ka pasur asnjë me kë të krahasohej.

Kurti shton më tej se dhe vetë ajo është për ndërtimin e një teatri të ri, po në ndryshim nga Isai ajo kërkon një transparencë sa më maksimale në marrjen e vendimit.

Në këtë moment Kurti përmend dhe premtimin  që u bë dikur se 17 Nëntori do të kthehej në kinemanë më të rëndësishme të qytetit, një premtim ky që nuk është  mbajtur, tashmë prej disa vitesh.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Lexova shkrimin e Erion Isait (eshte aktor dhe mik me ne, por meqe une kam vendosur te jetoj me te vertetat e mia, po ta bej nje pyetje)

Si u bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave Erion? Te thirren vete? Te thane: je me i miri? Me i miri nder cilet, krahasuar me ke, mbi c’baza, mbi c’kritere, mbi cilin kontribut? Mbase je menaxher i mire? Edhe une jam! Te thaj, po nuk erdhi askush te me bente seranate poshte ballkonit e te me thoshte: zgjohu nga gjumi se sot te ka ndrit’ ylli per drejtoreshe.

E kam fjalen, ti Erion, nuk je ne pozitat per me fol’, se vete pozicioni te ngarkon me konflikt interesi.

Po e perseris edhe nje koment timin te botuar ca kohe me pare.

Po ashtu si ty, edhe une jam per nje teater te ri, por dua te di a do jete qender biznesi me teater brenda apo teater me mjedise sherbimi perqark.

E kane “pronesuar” kete ceshtjen e Teatrit aktoret dhe mua me kane acaruar, sepse Teatri a prona publike eshte imja, po aq sa e tyrja (s’jane qenie superiore ata) dhe nese per to ka zera qe jane duke  mbeshtetur edhe interesa personale, po qytetaret cfare po mbeshtesin Erion?

Kam takuar shume qe thone se e duan Teatrin e ri, por askush nuk u ve faj atyre qe e paragjykojne vendimarrjen, e cila ne keto 28 vjet u tha se te ish “17 nentori” do behej kinema e madhe publike. Dhe u be, me date 3 dhe me date 8!

Politika u tha edhe se u derdhen nja 2 milion euro per te restauruar nje pjese te mjediseve te Piramides per t’u bere salle teatri dhe sigurisht ajo u ndertua me date 3 dhe u inagurua me date 8.

Dhe kur flitet per politike dhe vendimarrje, nuk ka me “keta dhe ata”, por struktura qe vendosin per ne.

 Ti dhe shume te tjere mund te thoni: pse paragjykoni pa ditur se c’do te ndodhe? Dhe te drejte keni! Keshtu u tha edhe per Amfiteatrin, por ama te gjithe e pranojme qe eshte shnderruar ne frymemarrje e motiv per te marre iniciativa.

Puna eshte se raporti midis genjeshtres dhe te vertetes ne kete vend, anon aq shume nga ajo e para, sa askush nuk ka te drejte t’i gjykoje njerezit pse nuk kane besim! Askush!

Ka vetem nje zgjidhje per kete pune!

Transparence dhe garanci!

Nese ndodh, ta gezojme Teatrin e ri!

Por jo ta ndertojme me date 3 dhe ta inagurojme me date 8!

Lexo edhe: https://www.faxweb.al/krahasoi-koleget-e-teatrit-me-minjte-zenelaj-ia-numeron-te-gjitha-isait-je-si-nuse-e-re-aman-me-thuaj/

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Nuk nxorën jashtë Veliajn, Vokshi paralajmëron marrjen e masave. Përgjigjet Garda: Pse nuk ndërhymë…

Para

Përplasja fizike në Kmisionin e Medias me Veliajn, Edi Rama ka një “ide”: Pse mos u japim një leje ndërtimi tek…

Para
Përplasja fizike në Kmisionin e Medias me Veliajn, Edi Rama ka një “ide”: Pse mos u japim një leje ndërtimi tek…

Përplasja fizike në Kmisionin e Medias me Veliajn, Edi Rama ka një “ide”: Pse mos u japim një leje ndërtimi tek…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.