19:04 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

22:12 | 21/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Javën e ardhshme deputetët e legjislaturës aktuale rikthehen në Kuvend për të çuar deri në fund mandatin, derisa në shtator të lirojnë karriget për 140 ligjvënësit e rinj të 11 majit. Në këto muaj të mbetur, do të vijojnë me raportimet e institucioneve të pavarura ndërsa opozita, siç burime thonë, nuk do të lejojë seanca të qeta.

Edhe pse më 11 maj qytetarët zgjodhën 140 deputetët e rinj, Parlamenti do të hapë dyer javën e ardhshme për të rikthyer edhe një herë trupën aktuale të ligjvënësve, mandati i të cilëve do edhe pak muaj të përfundojë.

Disa prej tyre të rikonfirmuar për një tjetër mandat deputeti, e të tjerë që duhet të lirojnë karriget, do të punojnë edhe për pak muaj, derisa në shtator të ulen të zgjedhurit e rinj.

Puna e Kuvendit aktual do të vijojë deri në 8 korrik dhe sipas kalendarit zyrtar do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë

Por krahas raportimeve të institucioneve, parlamenti pritet të dominohet nga debati mbi zgjedhjet e së dielës së 11 majit.

Burimet thonë se opozita nuk ka ndërmend ta kalojë në heshtje dhe nga foltorja e kuvendit pritet të përsërisë pretendimet mbi procesin zgjedhor.

Parlamenti aktual i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin e tij më 10 shtator 2021. Për këtë arsye, parlamanti i ri i 11 majit pritet të konstituohet brenda 10 ditëshit të dytë të shtatorit, pasi sipas Kushtetutës Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme.

Pas

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Para

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Para
FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

 



Të Fundit

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.