Pas zgjedhjeve në Britani, liderët e BE kanë kërkuar njëzëri që të mos ketë zgjatje të tjera në procesin e çështjes Brexit. Presidenti i Komisionit, Junker, tha se po të ishte për BE-në, ky proçes mund të nisë që nesër në mëngjes. Në letrën dërguar kryeministres May, Presidenti i Këshillit Tusk, tha se palët nuk kanë më kohë për të humbur.
Në një prononcim për mediat gjatë konferencës për Mbrojtje dhe Siguri që u zhvillua në Pragë, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker, tha se pret që Londra zyrtare të ruajë vendosmërinë për të celur diskutimet e daljes nga unioni.
“Unë shpresoj shumë se Britania do të qëndrojë gati për hapjen e negociatave. Për aq kohë sa pala tjetër nuk e ka problem, negociatat mund të nisin që nesër në 9:30 të mëngjesit. Ne presim vizitorë nga Londra dhe shpresoj që të mos kemi një tjetër vonesë në këtë proces. Sa i përket negociatave, fillimisht ne duhet të biem dakord për divorcin dhe modalitetet e daljes, dhe më pas do të strukturojmë marëdhënien që do të krijojmë më tej”,-tha ai.
Kryenegociatori i BE-së nga Parlamenti europian, Guy Verhofshtad në një postim në twitter deklaroi se pas ish-kryeministrit Cameron, është May ajo e cila i bëri negociatat më të vështira.
Palët pritet të nisin proçesin e dialogut pas 10 ditësh.
(M.D/Shuplaka)