03:48 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pasagjerët qëndrojnë në radë, vonesa me tragetet në Durrës dhe Vlorë. Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

09:03 | 09/12/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave, dallgë të mëdha në bregdetin e Vlorës

Është pezulluar sërish lundrimi detar për mjetet e vogla në Vlorë, si pasojë e erës së fortë dhe detit të trazuar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se është ndaluar nisja e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, ndërkohë që vonesa ka pasur dhe në zbritjen e pasagjerëve nga trageti Brindisi-Vlorë, të cilët prej një ore qëndojnë në radë.

Vonesa me tragetet ka pasur sakaq edhe në Durrës. Burimet bëjnë me dije se “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare, pasi ka pasur vonesa dhe në përpunimin e të dhënave.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të ankorohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.

Njoftimi i plotë i kapitenerisë së Vlorës:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datën  09.12.2021  në  drejtimin  Jug-JugPerëndim  në  forcën  5-6bft  brenda gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft  15-20m/s  dhe  lartësi  dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË  JASHTË  GJIRIT TË  VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN  E  TYRE.

PËR SHKAK TE KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE TE PERKEQESUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE KA MBERRITUR NE PORTIN E VLORES POR NUK ESHTE AKOSTUAR, PO QENDRON NE RADE, ME PËRMISIMIN E KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE DO TE AKOSTOHET PER TE SHKARKUAR PASAGJERET DHE AUTOMJETET.

Përmisimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  09.12.2021  /  14:00.

Etiketa: deti i trazuarpezullohet lundrimivlore
Pas

E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai i merr në telefon pas dasmës: I kam prerë fytin, eja merre trupin e pajetë!

Para

Ndërroi jetë sapo u kthye nga spitali, detaje të reja për 46-vjeçaren në Pogradec: Vuante nga ankthi, shkoi në urgjencë dhe…

Para
Ndërroi jetë sapo u kthye nga spitali, detaje të reja për 46-vjeçaren në Pogradec: Vuante nga ankthi, shkoi në urgjencë dhe…

Ndërroi jetë sapo u kthye nga spitali, detaje të reja për 46-vjeçaren në Pogradec: Vuante nga ankthi, shkoi në urgjencë dhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.