02:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Pse ‘pasaporta e imunitetit’ është e rrèzikshme…

13:25 | 24/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Pse ‘pasaporta e imunitetit’ është e rrèzikshme…

Një studim i ri nga Kina tregon se nivelet e një antitrupi, të gjetur te pacientët me COVID-19, bien në mënyrë dramatike dy-tre muaj pas infektimit. Studiuesit thonë se këto gjetje ngrenë pyetje për jetëgjatësinë e imunitetit të mundshëm kundër koronavirusit.

Studimi, i publikuar më 18 qershor në revistën Nature Medicine, mbështet argumentet e atyre që thonë se distancimi fizik dhe kufizimet e tjera për shëndetin publik duhet të zgjaten. Ende nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare nëse një pacient i rikuperuar nga COVID-19 mund ta kontraktojë sëmundjen për herë të dytë, ose për sa kohë mund të jetë imun.

Por, studimi i fundit nga Kina sugjeron se ideja e lëshimit të të ashtuquajturave “pasaporta imuniteti” për ata që kanë antitrupa, mund të jetë e rrèzikshme sa i përket kontrollit të shpèrthimeve të ardhshme të sëmundjes. Disa vende e kanë hulumtuar idenë e lëshimit të dokumenteve të tilla për ata që dalin pozitivë në testet për antitrupa. Antitrupat mbeten në trup, pasi një person ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Pasaportat e imunitetit” do t’iu lejonin njerëzve që të ktheheshin në punë – dhe madje edhe të udhëtonin – me supozimin se janë imunë ndaj virusit. Antitrupi është një lloj specifik i proteinave që prodhohen në trupin e një personi dhe që i mundësojnë sistemit imunitar të identifikojë dhe kundërveprojë ndaj objekteve të huaja, siç janë viruset.

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata që janë asimptomatikë. Studiuesit gjithashtu kanë bërë përpjekje të përcaktojnë se sa kohë mbeten antitrupat te një pacient që është shëruar nga COVID-19.

“Gjithnjë e më shumë prova kanë treguar se individët asimptomatikë mund ta përhapin virusin në mënyrë efikase dhe se shfaqja e këtyre përhapësve të heshtur [të koronavirusit] ka shkaktuar vështirësi në kontrollin e epidemies”, kanë thënë studiuesit kinezë për revistën Nature Medicine.

Sipas tyre, të dhënat sugjerojnë se “individët asimptomatikë kanë një reagim më të dobët imunitar” ndaj infektimit me koronavirus dhe se zvogëlimi i “niveleve të antitrupave në fazën e hershme të rikuperimit mund të ketë pasoja për strategjinë e imunitetit dhe anketimet serologjike”.

“Këto të dhëna mund të tregojnë për rreziqet e përdorimit të ‘pasaportave të imunitetit’ për COVID-19 dhe të mbështesin zgjatjen e masave për shëndetin publik, përfshirë distancimin shoqëror, higjienën, izolimin e grupeve me rrèzik të lartë dhe testimin e gjerë”, thuhet në studim.

Megjithatë, një studim tjetër nga hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara sugjeron se edhe nivelet e ulëta të antitrupave mund të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur një person nga koronavirusi. Ky studim është botuar gjithashtu më 18 qershor në revistën Nature. “Duket se madje edhe nivelet e ulëta të antitrupave kanë aftësi të fuqishme neutralizuese”, ka thënë për gazetën New York Times Angela Rasmussen, virologe në Universitetin Columbia.

Por, ka shtuar ajo, nivelet e ulëta “nuk përcaktojnë domosdoshmërisht nëse një pacient do të mbrohet nga riinfektimi”. Studimi në SHBA po ashtu tregon se njerëzit asimptomatikë e përhapin virusin kur infektohen dhe se ata e bëjnë këtë për kohë më të gjatë se pacientët që kanë simptoma.

Rasmussen ka thënë se kjo gjetje është interesante, sepse, “në fakt, mund të sugjerojë se pacientët asimptomatikë janë vërtet të aftë për të transmetuar virusin”. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojitet më shumë punë për të përcaktuar nëse njerëzit e tjerë mund të infektohen nga virusi që del nga transportuesit asimptomatikë.

Akiko Iwasaki, imunologe virale në Universitetin Yale, ka thënë se hulumtimet e mëtutjeshme duhet të sqarojnë nëse nga transportuesit asimptomatikë del virus infektiv ose mbetje joinfektive të virusit. Sipas saj, studimet e fundit “nënvizojnë nevojën për të zhvilluar vaksina të forta” dhe që zyrtarët e shëndetit publik të harrojnë idenë se “imuniteti i tufës” mund të arrihet natyrshëm me kalimin e kohës.

“Imuniteti që zhvillohet natyrshëm gjatë infektimit është nënoptimal dhe jetëshkurtër te shumica e njerëzve. Ne nuk mund të mbështetemi te infeksioni natyror për të arritur imunitetin e tufës”, ka thënë Iwasaki./REL

Pas

U inféktua brenda spítalit, viktíma më e re e Covid-19 ishte e pamartuar (Detajet)

Para

Përpjekje për të shitur foshnja përmes Instagramit, arréstohen 3 persona

Para
Përpjekje për të shitur foshnja përmes Instagramit, arréstohen 3 persona

Përpjekje për të shitur foshnja përmes Instagramit, arréstohen 3 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.