Sizmologu Edmond Dushi ka folur për FaxNews në lidhje me tërmetet që kanë goditur vendin. Dushi u shpreh se pasgoditjet janë normale, por do të jenë gjithmonë me intensitet më të ulët. Sizmologu tha se tërmeti i djeshëm me magnitutë 5.3 i shkallës Rihter i orës 15:40, shkaktojë panik tek të gjithë, por çdo pasgoditje pas tij ishte me intensitet të ulët.
Gjithashtu, i pyetur nëse rreshjet e shiut dhe tërmetet kanë lidhje me njëri-tjetrin, ai është përgjigjur shkencërisht nuk kanë asnjë ndikim.
“Janë pasgoditje pas goditjes kryesore janë normale. Është energji e akuluar e mbledhur për disa kohë. Ne sizmologë sipas shkencës, pohojmë se këto pasgoditje janë normale. Sigurisht, që këto pasgoditje mbi 4.0 rihter janë të frikshme, por janë më të ndjeshme në zonat ku ka më shumë dëme. Pasgoditjet mund të zgjasin edhe me muaj me rradhë. Tërmeti së ditës së djeshme të orës 15:40 ishte i fortë dhe shkaktojë panik por pasgoditjet pas tij kanë qënë të gjitha me intensitet më të ulët.
Rreshjet e shiut dhe tërmetet shkencërisht nuk kanë ndikim të drejtë për drejtëme njëra-tjetrin. Rreshjet sigurisht janë të dëmshme për banorët që kanë mbetur jashtë, por s’ka asnjë lidhje me tërmetin.
Paniku dhe dalja nga banesa është impakti që shkakton tërmeti, pasi lëkundjet do vijon por me intensitet të ulët. Sa më larg zonave të prekura, është më mirë.
Ne bazohemi tek statistikat, dhe sipas statistikave themi se po shkojmë drejt normalizimit.
Pyetje: Ndoshta nuk do të ketë tërmet me epiqendër Adriatikun, por mund të bjerë në një vend tjetër dhe të shkaktojë më shumë dëme. A ekziston kjo mundësi?
Sizmiologu: Nuk e parashikojmë dot këtë, mund të ketë edhe në vende të tjera të tërmete që edhe mund të shkaktojnë dëme.
(K.H/Faxweb.al)