Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat, pasi ka vizituar personat e lënduar që gjenden në Spitalin e Traumës, pas përplasjes së mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit.
Basha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet të gjithë qytetarët do të marrin dëmshpërblimin me vlerën e tregut, ndërsa kreu i opozitës kërkoi më tej që të shmanget çdo skenë gjakderdhje.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Gjendja e të plagosurve vijon që të mbetet e rëndë, kam parë të moshuar që janë qëlluar me shkopinj dhe grushta, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit kriminal. Ka një numër shumë të madh qytetarësh që nuk janë paraqitur fare në spital, edhe pse kane qene te lenduar.
Kjo është një goditje e planifikuar nga Edi Rama, që kishte vetëm një qëllim, të çonte qytetarët drejt gjakosjes me forcat e rendit, për të kryer vjedhjet e planifikuara në këtë projekt. Duke filluar nga Edi Rama, ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare në drejtim të qytetarëve.
Së dyti u bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të ndershëm të policisë, që të mos bjenë pre e skenarit për të hequr vëmendjen nga akti korruptiv, dhe për ta çuar te gjakderdhja. Së treti ne kemi një zotim me shkrim, që çdo cm katror i pronave të tyre do të kompesohen që ditën e parë që PD do të vijë në pushtet.
(E.K/Faxweb.al)