Ditën e djeshme në mënyrë të beftë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes një letre drejtuar liderit të Koresë së Veriut vendosi anullimin e takimit mes të dyve, që ishte programuar për në datën 12 qershor në Singapor.
Pas kësaj Donald Trump ka deklaruar seSHBA dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik.
Trump ka bërë me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur.
“Shpresojmë se gjera pozitive do të ndodhin, në respekt të së ardhmes së Koresë së Veriut”, ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke theksuar se “Nëse kjo nuk ndodh, ne jemi më të përgatitur e kurrë”.
(E.K/FAXWEB.AL)