02:54 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

15:53 | 20/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot me një deklaratë për mediat, në lidhje me mesazhin e dërguar nga kryesocialisti Edi Rama tek kandidatët për deputetë që kërkuan filmimet e numërimit të votave nga KQZ pas pretendimeve që ngritën.

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot me një deklaratë për mediat në lidhje me mesazhin e dërguar nga kryesocialisti Edi Rama tek kandidatët për deputetë që kërkuan filmimet e numërimit të votave nga KQZ pas pretendimeve që ngritën.

Ndërsa në mungesë të kryetarit të partisë që ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 Blushi drejtoi fushatën e PL ku mori një rezultat shumë të dobët, duke mos siguruar asnjë mandat nga listat e hapjura, madje as të kryetarit Ilir Meta, sot ai është përpjekur të krijojë diversion brenda socialistëve, duke denoncuar kreun e mazhorancës.

Partia e Lirisë shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës kërcënuese të Kryeministrit Edi Rama, drejtuar kandidatëve për deputetë të “Rilindjes” që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën legjitime për të verifikuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Qarkun e Tiranës”, u shpreh Blushi mes të tjerash.

Ai e cilëson këtë si një frikë dhe panik të Ramës, edhe pse mazhoranca ka siguruar një shumicë të cilësuar me 83 mandate. Sipas Blushit, mesazhi është dëshmi e narkoregjimit dhe autoritarizmit
“Ky kërcënim nuk është një akt i izoluar, por një dëshmi e autoritarizimit të një Narkokryeministri që prej kohësh ka braktisur dhe që shkelmon çdo ditë normat e demokracisë dhe sundimin e ligjit”, tha Blushi.

Partia e Lirisë sipas tij, do vijojë luftën për mbrojtjen e votës së litë, me qëllim transparencën.

“Partia e Lirisë thekson me forcë se transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit në çdo proces zgjedhor. Mungesa e transparencës nuk është thjesht një çështje teknike, por një sulm direkt ndaj demokracisë. Partia e Lirisë rithekson vendosmërinë për të vijuar betejën politike, institucionale dhe qytetare për mbrojtjen e votës së lirë. Ne jemi dhe do të mbetemi në krah të çdo qytetari që kërkon drejtësi, barazi dhe mundësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm”, vijon ai.

Ndërsa në fund shpreh këmbënguljen e PL për të vijuar evidentimin e shkeljeve dhe abuzimit me votat.

“Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në formalitet dhe në falsitet. Mbrojtja e votës së lirë nuk është thjesht një qëllim politik, por një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë funksionale, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë”.

Pas

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Para

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Para
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.