Alexei Navalny ka mundur që të dalë nga spitali në Gjermani, por tani po përballet me një pro.blem tjetër. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se atij i janë ngirë të gjithë llogaritë bankare dhe i është se.kuestruar apartamenti në Moskë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij Kisha Yarmysh, i cili tha se kundër Navalnyt është zhvilluar një proces gjyqësor gjatë kohës që ky i fundit ishte në spital.
“Banesa e tij tashmë nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet“, tha Yarmysh në një postim në mediat sociale.
Yarmysh tha se pasuritë e Navalny u sekuestruan më 27 gusht, pas një procesi gjyqësor që është nisur nga kompania e hotelierëve Moscow Schoolchild.
Pak kohë më parë kundershtari i Putinit u hel.mua ndërsa pas një periudhe relativisht të gjatë rikuperimi në Gjermani, ai ia doli që të linte spitalin.