Gjykata e Landit në Gjermani ka dënuar një gjerman pasi akuzohet se ka përdhunuar një shqiptare në strehimin e azilkërkuesve në Essen të këtij shteti.
Sipas mediave gjermane ngjarja ka ndodhur më 23 gusht 2015, ndërsa shqiptarja 24-vjeçare pasi është dehur me vodka nga kujdestari gjerman është përdhunuar. Po kështu ata kishin rënë më parë që të frekunetoheshin bashkë dhe së bashku kishin shkruar në “Blind-Date-Festival” në Gelsenkirchen.
Ngjarja:
Gjatë udhëtimit, Selina (pseudonim i shqiptares) bashkë me një kujdestare tjetër, me të cilën shqiptarja kishte lidhje pasi ishte lezbike kishin filluar të pinin vodka, ndërkohë që me ta ishte dhe kujdestari. Por kujdestari gjerman ka përfituar nga rasti dhe nuk e ka dërguar shqiptaren në shtëpinë e azilit, por në banesën e tij ku e ka përdhunuar.
Sipas trupit gjykues “I akuzuari ka shfrytëzuar paaftësinë e shqiptares për të rezistuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirë”. Ndërkohe nuk dihet ende veprimi i kujdestares tjetër që ishte e pranishëm atë nate kur ishin së bashku në lokal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post