Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Itali ku Milan shpartalloi Shkëndijën e Tetovës duke e mundur me rezultatin 6-o, trajneri Montella ka vendosur që të lërë pushim yjet e ekipit për ndeshjen ndaj tetovarëve.
Në Shkup nuk kanë fluturuar emra të rëndësishëm si Gianluigi Donnaruma, Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa është ftuar për herë të parë këtë sezon Alessio Romagnoli.
Lista e plotë me lojtarët e ftuar: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gabbia, Gomez, Romagnoli, Zapata, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi, Zanellato, Borini, Cutrone, Andre Silva, Suso. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post