Diego Armando Maradona ka qenë shumë aktiv gjatë ndeshjes së djeshme mes Argjentinës dhe Nigerisë, ku skuadrës së tij i duhek me patjetër fitorja për ti shpëtuar turpit.
Ai nuk e ka përmbajtur veten pas golit të fitores të shënuar nga Marcos Rojo, që i dhuroi bardhekatërve kualifikimin, duke i treguar gishtat e mesit tifozvë te Nigerisë.
Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes nga stadiumi. Ai është dërguar në spital nga stafi mjekësor i stadiumit.