Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, arriti të fitojë lirinë pas një procesi të gjatë dhe të vështirë gjyqësor.
Pak ditë më parë, Gjykata vendosi të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi për 26-vjeçarin dhe të urdhërojë lirimin e tij, duke mbyllur çështjen që nisi në fund të vitit 2019- të, kur Hermes u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës nga Kurbini.
Se si mori fund kalvari me drejtësinë i personazhit të mëngjeseve, Hermes i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ku nuk ka kursyer te flase dhe per vizitat qe i kane bere ne shtepi per ‘one night stand’ (S*ks vetem per nje nate).
Pjese nga intervista:
Si ndihesh tani që rifitove lirinë dhe gjëja e parë që bëre pasi u njohe me vendimin?
-Hermes Nikaj: I çliruar! I çliruar nga drejtësia dhe nga ndërgjegjja. Kisha kohë që prisja të dilte në dritë e vërteta ime. Gjëja e parë që bëra përqafova nënën time, ajo ka vuajtur bashkë me mua.
Më pas festove, por ku dhe me kë?
-Hermes Nikaj: Me familjen! Të vetmit që më besuan dhe nuk më braktisën në asnjë moment. Sigurisht që edhe shumë miq të mi erdhën, kolegë më telefonuan. Por festa e vërtetë është në familje, në shtëpi. Dhe për mbyllje shkova në kazino, ku më ftuan disa miq.
Ke ndonjë lidhje që e mbajte në distancë gjatë izolimit, apo do shohësh tani e tutje për dashurinë?
-Hermes Nikaj: Partnere jo, ose ‘one night stand’ me saktë. Flirtime kam patur, por kam kaluar kohën. Mikesha më kanë vizituar edhe në shtëpi. Të shijoj lirinë njëherë, pastaj të shohim aspektin e dashurisë. Dashuria është gjithmonë e mirëpritur. Lirimi yt përkon me përgatitjet për sezonin e ri televiziv.
(E.H/Faxweb.al)