Pas postimit të fotos nga dega e LSI-së në Sarandë, ku forcat detare votonin numrin 1 në zgjedhjet e 25 Qershorit i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i FARSH.
Ata kanë zbuluar të vertetën e kësaj foto dhe i kanë bërë thirrje partive poltike të lënë jashtë fushatës zgjedhore FARSH.
Reagimi i plotë
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pasi dega e LSI në Sarandë në një postim në rrjetet sociale ka përdorur sipas FA-ve, një foto të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Oriku, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vëren me keqardhje keqpërdorimin e një fotoje të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Oriku, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje.
Duke qenë prej javësh larg familjeve të tyre, ushtarakët kanë përshëndetur fëmijët e tyre ditën e 1 qershorit, festës së fëmijëve në formën e numrit 1.
I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe në mënyrë të veçantë forcës politike që ka keqpërdorur dhe tjetërsuar këtë foto, të lënë jashtë luftës politike FARSH.
Këto të fundit do të vazhdojnë të mbeten jashtë politikës si dhe më parë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe angazhimit ndërkombëtar NATO. (S.SH/Shuplaka)
f