Një 21 vjeçar ka goditur me grushta ditën e djeshme pedagogun e tij. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bulevardit “Bajram Curri”.
Policia ka bërë të ditur se është 21 vjeçari me iniciale U.E është shpallur në kërkim pasi ka goditur me grushte shtetasin P.S, 29 vjeç me profesion pedagog.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shetasti U.E Neni 237 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post