Pas zhveshjes se rrugëve me kalldrëmit të Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës, mesa duket gurët e kalldrëmeve të këtij qyteti po sistemohen në zonën fushore të Gjirokastrës afër lumit Drino.
Siç shihet qartë edhe nga fotot, gurët dhe pllakat e trotuarit janë ndarë sipas segmenteve nga ku janë hequr. Ndërkaq nuk dihet numri i gurëve dhe pllakave të dëmtuara gjatë çmontimit, por që nga FSHZH thuhet se ato do të zëvendësohen me gurë të rinj.
Gurët e kalldërmeve të Gjirokastrës janë dy llojësh, ai shtufor i zi, si dhe guri i bardhë që ka shërbyer për dekoracionin fantastik nga Qafa e Pazarit deri tek rruga me asphalt pranë Hotel Cajupit.
Prej disa ditësh ka përplasje mes grupe në lidhje me vijimsinë e këtij projekti, pra ka disa zëra pro dhe kundër nga aktivist apo edhe banorë të qytetit, më tepër me idenë nëse duhej apo jo një projekt i tillë, si dhe për mënyrën sesi u procedua për zhvillimin e tij, që me heqjen e gurëve të kalldrëmit me kazëm etj… ndërkohë që ka vijuar puna dhe heqja e këti të fundit është bërë nga Qafa e Pazarit deri tek ‘’Hotel Argjiroja’’
Projekti në fjalë është i ideuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH me një fond gati 138 milionë lekësh dhe është në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit të gurtë me një kohëzgjatje punimesh prej 12 muajsh.
Punimet nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe pretendohet se do të përfundojnë në kohën e duhur.