Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, prej disa kohësh tashmë jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër studio televizive, apo edhe në postime në rrjetet e tij sociale, teksa na jep këshilla të vyera porsa i përket Covid-19.
Mirëpo, së fundmi, duke qenë se jemi edhe në kulmin e sezonit turistik, Brataj ka zgjedhur të na japë disa këshilla në lidhje me kujdesin që ne duhet të ushtrojmë kur shkojmë të lahemi në det, për ti shpëtuar mbytjes.
Për këtë Brataj ka menduar të postojë në rrjet një video, ndërsa thekson se këto këshilla mund të shmangin aksidente të tilla me pasoja tragjike.
“Deti është për t’u shlodhur jo për të humbur jetën! Si të eviton mbytjen në det! Një fenomen që përsëritet çdo vit rregullisht. Humbja e jetës në det ndodh shpesh për disa fenomene që duhet ti njohim. Po ashtu në këtë video shpjegohen si lindin këto fenomene dhe si duhet vepruar për të dhënë ndihmën e parë. Kushtojini vetëm gjashtë minuta videos së mëposhtme”, shkruan Brataj.