Damian Gjiknuri ka zëvendësuar Taulant Ballën në dy poste të rëndësishme, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe postin e drejtuesit të qarkut të Elbasanit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e sotme Damian Gjiknuri ika porositur Ballën që të mos hedhë dem investimin politik.
“Une kam marredhenie shume korrekte me Ballen, jemi kolege te vjeter. Une e di qe media ka qejf sensacionin, por nuk duhet interpretuar ashtu. Ne Ps mund te kete patur ceshtje te menaxhimit te pritshmerive. Taulanti ka pritshmeri te ndryshme. Taulanti ka detyre te rendesishme, kreu i grupit. Mund te kete pasur pritshmeri te tjera, eshte krejt normale. Eshte krejt legjitime. Por Taulanti ka aq eksperience ne politike sa mos ta hedhe dem investimin e tij ne PS per nje moment te caktuar. Keshillat pastaj jane personale e mbeten mes nesh,” tha Gjiknuri.
Më tej, Damian Gjiknuri ka komentuar dhe debatet në Shkodër, gjatë një interviste në “Zona Zero”, duke përgënjeshtruar lajmet se ka pasur përplasje por sipas tij vetëm diskutime.
“Nuk merrem me spekulimet që bëhen nëpër media, sigurisht që debate ka brenda partisë, se është parti demokratike, dhe gjithmonë kemi pasur rezultatin më të mirë. Se si shkojnë rekordet elektorale shihet tek organizatat. Tek organizatat kolektive vullnetare ka gjithmonë diskutime për t’u përmirësuar. Vendosja e një kryetari të ri në qarqe është nevoja për të qarkulluar lidership në nivel lokal, sepse i jep PS rifreskim dhe të bëjë më mirë në vijim. Mandati i tretë ka dhe konsumin e saj, duket sikur mandati i tretë mund të sjellë një konsum të mëtejshëm dhe mund të mos realizojë premtimet, por prandaj duhet që strukturat e PS të punojnë sa më shumë, të merremi me çdo shqetësim që krijohet gjatë rrugës dhe të mos presim gongun e fushatës,” tha Gjiknuri.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post