Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë mandatin e tij të deputetit. Në një konferencë për mediat nuk kanë munguar akuzat ndaj të gjithë politikanëve në të gjithë vendin.
Tahiri u shpreh: Unë jam shumë i vogël për të penguar drejtësinë, oligarkë që i palluan në tendera, fonde për shkolla dhe rrugë nga disa herë, e kanë përdhunuar këtë vend cep e me cep.
Hetimin e gjyqtarëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që na duartrokisnin mbi kokë, tani bëjnë edhe Vetingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë hequr nga kjo politikë.
Pse se filluan nga vetja Vetingun, deputetët, ministrat, zëvendësministrat. Këta fillojnë edhe bëjnë gara se kush do të kapë peshqit e mëdhenj, del ministri dhe numëron bandat në televizor. Në Itali ka më shumë kriminelë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post