Me sa duket, ashtu sikurse opozita e bashkuar e cuila ka deklaruar se nuk do të ketë pushime këtë verë për drejtuesit e saj por jo vetëm, edhe në krahun e kundërt politik ditët e fundit jo vetëm që nuk kanë ndaluar lëvizjet dhe ngjarjet politike, por mund të themi se janë intensifikuar më tepër.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 Qershorit, Edi Rama komunikoi se kishte marrë në duar personalisht rajonin e veriut të vendit sa i përket drejtimit të stafit socialist në 4 Qarqet e tij.
Kjo erdhi mbase edhe për shkak se bojkotin më të madh zgjedhjet e 30 Qershorit e pësuan në këtë Rajon kjo edhe për shkakun se një pjesë e mirë e bashkive momentalisht drejtohen nga përfaqësues të opozitës të cilët respektuan vendimin e opozitës së bashkuar për të mos u future në këtë process.
Ndërkohë mësohet se Rama do të zhvillojë një tjetër takim me drejtuesit e rretheve në 4 qarqet që ai mbulon konkretisht me atë të Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit.
Kujtojmë se ky takim vjen në një kohë pas ndryshimeve që ndodhën në këtë qarqe sa u përket drejtuesve të tyre kun ë Shkodër në vend të Ditmir Bushatit u emërua kreu i zgjedhur i bashkisë, Valdrin Pjetri, në Lezhë Sandër Lleshaj zuri vendin e Lindita Nikollës. Por ajo që nuk dihet ende është nëse në këtë takim do të jenë vetëm drejtuesit aktual, apo edhe ‘ish’-at që drejtonin forumet më të larta të Partisë Socialiste në qerqet e veriut.
Temë e takimit mendohet se do të jetë kryesisht rrotacioni i pushtetit vendor në bashkitë që drejtohen nga përfaquesit e opozitës por edhe përgatitja me sfidat që kanë përballë politikisht sidomos drejtuesit e rinjë të zgjedhur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post