Ministria ruse e mbrojtjes, ka deklaruar se Ukraina ka goditur Rusinë me raketa ATACMS, me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga SHBA. Sipas Sky News, ministria ka njoftuar se trupat ukrainase lëshuan gjashtë raketa ATACMS gjatw natës, në një objektiv në rajonin Bryansk.
Zyrtari tha se ekuipazhi i sistemeve të mbrojtjes ajrore rrëzoi pesë predha dhe arriti të dëmtojë një tjetër, por pjesët e raketës ranë në territorin teknik të një objektitushtarak, duke shkaktuar zjarr.
Agjencia e lajmeve RIA Novosti, citoi ministrinë të thoshte se raketat nuk shkaktuan viktima apo dëme.
Sulmi ndaj Rusisë vjen pasi Kremlini paralajmëroi më herët se përdorimi i raketave të furnizuara nga Perëndimi kundër Rusisë nga ana e Ukrainës, mund të shkaktojë një përgjigje bërthamore sipas doktrinës së re të miratuar nga Vladimir Putin.
Kujtojmë se Ukraina mori autorizimin nga Presidenti ende në detyrë i SHBA, Joe Biden për përdorimin e këtyre raketave pak ditë më parë, pas kërkesave të shumta të Zelenskyt për të qenë të lirë t’i përdornin kundër agresorëve në luftë.