Pasi mori ‘’Jo’’-në përfundimtare për mundësinë e çeljes së negociatave, kryeministri Edi Rama në një intervistë për gjermanen ‘’Bild” ka mohuar kategorikisht mundësinë që Shqipëria të kthehet në një kamp refugjatësh sirianë.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh” , është shprehur Rama për median gjermane.
Sipas kjo do të thotë “të depozitosh njerëz të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron”.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në barrën evropiane”, theksoi Rama. Por kjo nuk do të thotë se vendi i tij është duke marrë parasysh problemet për të gjithë.
Më tej gazeta shkruan se “Edhe në këmbim për t’u bashkuar me BE, vendi i tij nuk do të ngrejë qendra për refugjatë”.
“Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit”- ka thënë Rama.
Rama ka thënë se kurrë nuk e ka menduar se mund te tregonte një “gjest heroik” për të marre si mirënjohje negociatat.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post