I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, të moderatores, Bieta Sulo, biznesmeni, Elton Ilirjani ka puthur në buzë një mikun e tij. Provokimet e Eltonit gjatë qëndrimit prej dy muajsh në Shqipëri kanë qenë të shumta. Poza lakuriq, përplasje me figura politike etj.
Provokimi i fundit ishte puthja me mikun e tij ‘Maska’, live në emision.
“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm.”,– u shpreh biznesmeni.