Policia italiane ka mundur të arrestojë një 28-vjeçar shqiptar pasi nuk iu bind urdhrave të tyre.
I arrestuar është shqiptari Drtian Mehmetaj, arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30. Por pasii pa makinën e patrullës rrugore, shqiptari u largua menjëherë nga vendngjarja.
iNgjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, kur një patrullë policore pa një makinë të tipit “Fiat”, në bordin e së cilës qëndronte një i dyshimtë.
Ndjekja zgjati deri në rrugën Ventimiglia në Torino, ku shqiptari u përplas me trafikndarësen, Mehmetaj, braktisi makinën dhe filloi arratinë në këmbë. Policisë rrugore iu bashkua ajo kufitare, dhe pas rreth 1 ore, bënë të mundur kapjen e shqiptarit, edhe pse iu desh të shtinin disa plumba në ajër për ta trembur.
Ndërkohë për momentin Mehmetaj po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit.
(S.SH/Shuplaka)