Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Policia e Korçës bën me dije se në konflikt janë përfshirë katër të rinj, të cilët pas përplasjes së dy automjeteve janë konfrontuar fizikisht. Mirëpo njëri nga ata ka qëlluar tjetrin me armë zjarri në kokë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës ndërsa tre të rinjtë e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë shoqëruar në Komisariat.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)