Pasi reagojnë të gjithë për dhunën ndaj kryeplakut në Lezhë s’mbetet prapa as Nikolla: Ngjarje e shëmtuar.
Ditën e sotme kanë reaguar pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shtetit për rrahjen e kryeplakut Gjovalin Gjini.
Mes tyre është dhe kryesuesja e listës së PS-së në Lezhë Lindita Nikolla. Duke iu uruar shërim të shpejtë kryeplakut Gjini, Nikolla fton organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorēt.
‘’E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit. I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë.
Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorēt.
Partia Socialiste e vendosur pēr të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë’’, shkruan Nikolla.
(E.K/SHUPLAKA)